Categories Lajme

Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje e ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë.

Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.

Përgjatë procesit, votat për disa kandidatë ndryshuan me raste deri në 6 mijë për një individ, ndërsa ato për partitë nuk u cenuan. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet.

KQZ-ja ka paralajmëruar se do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në paraditen e 31 janarit.

Për disa zyrtarë shtetërorë, ky ka qenë “procesi më i komprometuar zgjedhor” në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për organizim të proceseve zgjedhore të drejta dhe transparente.

Agon Maliqi, njohës i çështjeve politike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më herët gjatë javës se mund të ketë ndikuar edhe mënyra e ndryshimit të votimit.

Në proceset e fundit zgjedhore, qytetarët kanë mundur të zgjedhin deri në dhjetë kandidatë për deputetë, nga pesë sa kanë qenë më parë.

Të tjerë e kanë përmendur faktin që ka pasur më pak vëzhgues, pas numërimi fillestar është kryer në ditët e festave të fundvitit.

Për Maliqin dhe njohës tjerë të kësaj fushe, manipulime të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Disa besojnë se ato mund të jenë kryer me miratimin e udhëheqësive partiake, disa jo.

Zyrtarë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë dënuar dyshimet për manipulime dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të mos amnistohen.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

Pas certifikimit të rezultateve, hapet rruga për formim të institucioneve të reja.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, i ka fituar mbi 51 për qind të votave më 28 dhjetor dhe pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.

Ai ka siguruar 57 ulëse në Kuvendin më 120 sosh.

Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë, shtetasi përplaset fizikisht me gazetarin gjatë protestës, shoqërohet në komisariat

Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, ja zonat më të prekura

Pasdite e kësaj të mërkure dhe të enjtes, sipas Institutit të Gjeoshkencave, priten reshje mesatare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një vit pa TikTok me vrasje, dhunë dhe mashtrime, për çfarë shërbeu urdhri i Ramës?

Rrjeti social “TikTok” ka përfunduar “dënimin” e vendosur nga kryeministri, Edi Rama pas ngjarjeve tragjike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimi/ Dy vëllezër shqiptarë filmonin vajza natën në rrugë dhe fitonin para me miliarda klikime

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se dy vëllezër shqiptarë të identifikuar si Florjan dhe…

LEXO ME SHUME