Categories Politike

Krahasimi i dokumentave me një vit më parë, pse Gjermania dha një shuplakë të fortë për Shqipërinë

Ndonëse e butë në dukje, Gjermani i ka dhënë në shuplakë të fortë Shqipërisë. Për të parë këtë, boll të bëhet krahasimi midis qëndrimit të vjetshëm të Bundestagut gjerman dhe atij që është vendosur dhe pritet të votohet nesër, që Lapsi.al e ka bërë. Për herë të parë në dokumentin e deputetëve gjermanë zë vend koncepti i krizës politike, prej të cilit burojnë të gjitha kushtet që janë vendosur më pas.

Parlamenti gjerman nënvizon se:

Shqipëria gjendet në mesin e një krize të rëndë politike të brendshme. Bundestagu gjerman u bën thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri që të bëjnë çdo përpjekje për të kapërcyer menjëherë këtë krizë përmes dialogut politik, përndryshe rruga për nisjen e negociatave të pranimit do bëhet dukshëm më e vështirë.

Për të kuptuar atë që ka ndodhur, duhet njohur sadopak procedura e hapje së negociatave. Pasi në datat 17- 18 tetor do të mblidhen krerët e BE, nëse imagjinojmë se verdikti i tyre për Shqipërinë do të qe pozitiv, për të qenë i tillë duhej të zhvillohej menjëherë ajo që konsiderohet si “Konferenca e parë”. Kjo lloj mbledhje është në fakt, “ceremonia”, ‘festa”, inagurimi i hapjes reale të negociatave. Vende si Mali i Zi e kanë zhvilluar konferencën e parë vetëm pak ditë pasi krerët e shteteve të BE morën vendimin. Serbia diçka më shumë sesa pas një muaji. Edhe për Maqedoninë, Bundestagu ka rekomanduar këtë vit, që nëse vendimi merret në 18 tetor, konferenca e parë të zhvillohet brenda të njëjtit muaj. Ndërsa për vendin tonë perspektiva është shumë e errët.  Për Shqipërinë, Konferenca nuk ka gjasa të mbahet brenda muajit, por vetëm kur të jetë ngritur gjykta e lartë, gjykata kushtetuese dhe të ketë përfunduar reforma zgjedhore (shiko tabelën poshtë kolona djathtas). Aty, në krahasimin mes dy viteve të kryer nga Lapsi.al, shikohet se vlerësimi për Shqipërinë është shumë më i keq se një vit më parë dhe Gjermania ka vënë kushte që nuk i kishte në 2018. Pra shkurt, sipas Bundestagut, negociatat nuk do të hapen realisht edhe për shumë muaj dhe pa marrë parasysh këtu kushtet e tjera që mund të vendosin vendet anëtare (sepse deri këtu janë vetëm ato të Berlinit) të cilit vetëm me një optikë anormale mund t’i thuhet faleminderit pas këtij votimi.

Më konkretisht, nga krahasimi i dy dokumentave vërehet se në 2018-ën kërkohej ri-vlerësimi i 57 gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe hartimi i një projektligji në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR për Reformën Zgjedhore në mënyrë që zyrtarisht të hapeshin negociatat. Në dokumentin e 2019-ës, hapja e negociatave kushtëzohet me miratimin e Reformës Zgjedhore me konsensus dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.

Por, votimi gjerman i këtij viti, është shumë më i ashpër edhe për të ardhmen, pra edhe për periudhën pas të cilës prezumohet se do të hapen negociatat. Kushtet janë shtuar edhe për atë që konsiderohet si “Konferenca e dytë”, që është në fakt mbledhja për fillimin e diskutimit të kapitujve të veçantë. Në këtë fazë, që është në fakt nisja reale e punës, përveç kushteve të paplotësuara nga 2018, janë shtuar edhe legjitimiteti i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, si dhe ndjekja penale për personat e përfshirë në shit-blerjen e votave, çka e ka rënduar më shumë pozitën e Shqipërisë.

©Lapsi.al

Tabela e mëposhtme tregon qartë me bold diferencën mes të dy dokumeteve të Bundestagut gjerman.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME