Categories Sport

Krasniqi flet pas triumfit kundër Landaetas: Luftova në çdo moment me zemër ‘Kuq e Zi’

Haxhi Krasniqi mbrëmë mbrojti titullin e kampionit të Evropës (EBU) në kategorinë super të mesme pasi mposhti me vendim të gjyqtarëve Rony Landaetan

Boksier me prejardhje nga Kosova dje me shumë sukses e mbrojti titullin e kampionit të Evropës në kategorinë super të mesme, transmeton GazetaMetro.

Gjatë 12 raundeve Krasniqi ishte më i mirë se Landaeta, madje junikasi e rrëzoi që në raundin e parë kundërshtarin e tij si dhe i shkaktoi gjakderdhje në raundin e gjashtë.

Robin Krasniqi me anë të një postimi në Facebook ka falenderuar të gjithë ata që ndoqën meçin me Landaetan.

“Te dashur Miq,
kjo ishte serish nje lufte e fuqishme 12-raundshe, qe ne kushtoj shume force dhe mund. Menyra e papershtatshme e boksimit nga kundershtari -sigurisht e lidhur me provojen e tij ne MMA- nuk ma beri kete duel te lehte, por jam shume krenar per kete fitore te bindshme dhe per mbrojtjen e par te titullit tim te Evropes. Ju falenderoj juve te gjithve si dhe ekipin tim madheshtor. Faleminderit te gjitha televizioneve (MDR, ART MOTION, etj.) qe e ben te mundur te ndjeket dueli im nga miliona njerez ne mbar boten, kjo gjithnje me ben te lumtur.

Sikur qe ju pata premtuar, luftova ne çdo moment me Shpirt e me Zemer KUQ E ZI,” shkruan Krasniqi në Facebook.

Për Krasniqin kjo ishte fitorja e 49-të nga 54 përballje të zhvilluara në karrierën e tij./GazetaMetro

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME