Categories Lajme

Kretë, 1 mijë shtëpi shpallen të pabanueshme, Edhe sot shënohen lëkundje

Një tërmet tjetër i fuqishëm prej 5.3 ballë shkalla Rihter ka goditur përsëri Iraklion e Kretës. Tërmeti është regjistruar në orën 07:48 të mëngjesit me epiqendër 13 km thellësi dhe 22 km në juglindje të qytetit të Iraklios thuajse në të njëjtën zonë ku dha goditjen tërmeti i djeshëm prej 6 ballësh shkalla Rihter

Me herët pak para mesnate dhe më vonë u regjistruan dy termete të tjera me fuqi 4.4 ballë. Sipas sizmiologëve bëhet fjalë për një veprimtari sizmike normale e cila mund të vazhdojë për një kohë të gjatë.  Ndërkohë që banorët e fshatit Arkalohori që u godit me shumë nga tërmeti i djeshëm kanë kaluar natën e tyre të parë në çadra, organet vendore po regjistrojnë dëmet e shkaktuara nga goditja e djeshme.

Deri tani janë regjistruar mbi 40 lëkundje që kanë pasuar tërmetin kryesor që ka tronditur thuajse gjithë pjesën lindore të ishullit të Kretës dhe është ndjerë edhe në ishujt e tjerë.

Sa u përket dëmeve ekipet e inxhinierëve kanë nxjerrë të pabanueshme deri tani të paktën 1000 shtëpi ndaj dhe po sillen çadra për të strehuar të paktën 2500 banorë. Sipas ministrisë së Mbrojtjes civile vetëm në fshatin Arkalohori me 8000 banorë janë dëmtuar mbi 60% e shtëpive.

Menjëherë sapo të kthehet nga Parisi ku ndodhet për një vizitë dhe marrëveshje të rëndësishme sa i përket arsenalit ushtarak të vendit me presidentin Makron, kryeministri Mitsotakis do të vizitojë në orët e ardhshme zonat e dëmtuara nga tërmeti.faxweb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME