Categories Lajme

Krijohet “Rrjeti i profesionistëve të Diasporës” në Kroaci

Ambasada shqiptare në Kroaci tha sot se në kuadër të angazhimit të Diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe social tё Shqipërisë është krijuar platforma “Rrjeti i profesionistëve të Diasporës”.

“Kjo platformë e re synon takimin, në nivelin profesional, të të gjithë profesionistëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, me qëllimin e përbashkët për shkëmbim informacioni dhe përvoje”, shprehet Ambasada.

Po ashtu, Ambasada shqiptare në Kroaci shton se objektivi kryesor i platformës është krijimi i një harte interaktive të profesionistëve, bizneseve dhe shoqatave shqiptare në Diasporë.

Në platformën: https://www.adbc.al/fillon-funksionimin-rrjeti-i-profesionisteve-te-diaspores/ përfshihet edhe kategoria e biznesit. Platforma i ofron përdoruesve profesionistë shqiptarë në Diasporë mundësi informimi, bashkëpunimi, punësimi dhe investimi.

Për t’u bërë pjesë e komunitetit më të madh të profesionistëve shqiptarë në Diasporë mund të klikohet në faqen: https://rrjetiprofesionisteve.al/ për të bërë regjistrimin.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zagreb dëshiron që të ftojë të gjithë përfaqësuesit e profesionistëve të Diasporës shqiptare në Republikën e Kroacisë për t’u bërë pjesë aktive në këtë projekt madhor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME