Categories Lifestyle

Kripa Si Shëruese Natyrale Në Kushtet e Shtëpisë

Kripa është një nga përbërësit më të përhapur në çdo kuzhinë, por përdorimi i tepruar i saj është i rrezikshëm për shëndetin. Megjithatë përdorimi i kësaj substance interesante shkon përtej gatimit dhe aromave të tij. Kripa përdoret gjërësisht për pastrimin e shtëpisë, bukurinë fizike e të tjerë.

Për Shërimin e Fytit Fyti preket menjëherë nga ajri i thatë, infeksionet e të tjerë. Kundra tyre, hyn në lojë kripa, me të cilën mund të bëni një gargarë të fortë e shëruese. Hidhni një lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pasi të jetë shkrirë bëni gargarë për disa sekonda. Gargarën bëjeni rregullisht për disa ditë.

Kundër Herpesit Në Buzë Uji me kripë lehtëson dhimbjen dhe shëron herpesin në buzë. Përzieni dy lugë çaji me kripë në një çerek gote me ujë të ngrohtë dhe lëreni të tretet. Lyeni pjesën e buzës me herpes për 20 sekonda dhe pastaj lajeni. Përsëriteni tre deri në katër herë në ditë për rezultate të mira.

Kundër Dhimbjes Së Këmbëve Dhimbjet e këmbëve mund të kurohen me kripën e tryezës. Mbusheni një legen me ujë të ngrohtë dhe shtoni gjysëm filxhani me kripë. Futini këmbët në tretësirën e kripur dhe mbajeni për 10-15 minuta. Thajini këmbët dhe më pas masazhojini për 5 minuta.

Pastë Natyrale Dhëmbësh Me kripën mund të mbani dhëmbët të pastër nga bakteret. Zhyteni furçën e lagur të dhëmbëve në një enë me kripë dhe fërkoni dhëmbët. Ju mund të përzieni sodë buke me kripë për një pastrim të thellë por të butë.

Kundër Qeskave Të Syve Nëse keni kaluar një natë pa gjumë ose duke qarë me siguri do të keni sy të fryrë.

Përzieni gjysëm luge çaji me kripë në një tas me ujë të vakët. Lagini pambukët në këtë solucion dhe vendosini mbi sytë e mbyllur për disa minuta. Përsëriteni këtë për 15-20 minuta.

Kundër Pickimeve Të Insekteve Kripa është ideale kundër pickimit të bletës, grenxës apo insekteve të tjera. Ajo arrin të nxjerrë menjëherë toksinat nga organizmi dhe shuan dhimbjen dhe inflamacionin. Në raste të tilla përdorni tretësira me ujë dhe kripë për të shpëlarë zonën e pickuar.

Bllokimi i Hundëve Tretësira me ujë dhe kripë është një nga kurat më të mira natyrale për bllokimin e hundëve. Kripa shpërbën sekrecionet dhe lehtëson nxjerrjen e tyre dhe frymëmarrjen. Përdorni një lugë çaji me kripë në 2 gota me ujë të ngrohtë. Futeni tretësirën në shishe të vogla spërkatëse dhe përdoreni në hundë një ose dy herë në ditë.

Përdorimet përtej shëndetit  Zierja e Shpejtë E Vezëve Kur të dëshironi të zieni vezë, shtoni pak kripë në ujin e valuar përpara se të hidhni vezët. Kështu ato do të zihen më shpejt. Kripa ndihmon në rastin e vezëve të ziera fort, ndërsa nëse dëshironi vezë të ziera pak, atëherë mos përdorni kripë.

Pastrimi i argjendurinave Kripa, bashkë me sodën e bukës mund të bashkohen në një pastë unike për të pastruar agjendurinat dhe pajisjet e kuzhinës. Lërini lugët, pirunjtë dhe thikat të ziejnë në një tenxhere në sipërfaqen e së cilës keni vendosur letër alumini. Shtoni kripën dhe sodën e bukës dhe lërini pajisjet të ziejnë për 3-5 minuta. Më pas fërkojini me ujë të ngrohtë dhe me sapun./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME