Categories Lajme

Krujë, 32-vjeçari bie pre e dhunës këtë të mërkurë

Një 32-vjeçar ra pre e dhunës këtë të mërkurë në Krujë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Dorjan Përdoda u godit me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar dhe për shkaqe momentalisht të paqarta. Ai është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin Dorjan Përdoda, 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë”, thuhet në një njoftim të policisë.

Ndërkohë, gazetari Besar Bajraktaraj raporton se i riu nga Lezha po udhëtonte në drejtim të Tiranës, kur 2 automjete i kanë prerë rrugën duke i dalë njëra para, tjetra pas dhe prej tyre kanë dalë rreth 7 persona duke e dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se 32-vjeçari është dëmtuar në shpatull, brinjë dhe është çarë edhe në kokë për shkak të goditjeve me sende të forta. Vetë Përdoda mësohet të jetë shprehur se nuk e di arsyen pse e kanë dhunuar dhe se nuk i njeh autorët

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME