Categories Lajme

VIDEO\ I gjenden në banesë produkte kozmetike të kontrabanduara, arrestohet i riu nga Durrësi

Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri, nën akuzën për mallra kontrabandë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 30-vjeccarin me inicialet B. N.

NJOFTIMI I POLICISE
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për konstatimin dhe goditjen e krimeve ekonomike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës evidentuan një rast të futjes së mallrave të kontrabanduara në vendin tonë.

Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi B. N., 30 vjeç, banues në Durrës.

Në një magazinë në lagjen nr. 14, pjesë e banesës së 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1830 produkte kozmetike (kremra dhe vajra për përdorim në plazh) të dyshuara të kontrabanduara, për shkak se nuk ishin të shoqëruara me faturat përkatëse doganore apo të origjinës.

Këto produkte që dyshohet se ishin magazinuar me qëllim tregtimin me pakicë, në dyqane të ndryshme, u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME