Categories Lajme

Ku u zhdukën 120 milionë euro nga arka e shtetit, brenda 1 viti?

Një shifër e frikshme abuzimi me tenderime klienteliste dhe të korruptuar, është zbuluar vetëm për vitin që lamë pas.

Prokurimet publike kane qenë edhe për vitin që sapo lamë pas një prej shkaqeve kryesore të dëmeve financiare dhe të ardhurave të munguara në arkën e shtetit. Scan ka zbardhur analizën e Kontrollit të Lartë të Shtetit të kryer në 29 institucione qendrore shtetërore gjatë vitit 2018, ku ka zbardhur rreth 120 milionë dollarë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, si dhe keqmenaxhim të fondeve për një vlerë totale prej rreth 14 milionë dollarësh.

Ndër problematikat e konstatuara në auditimet e përputhshmërisë analiza e KLSH veçon shkeljet në  procedurat prokurimit në kundërshtim me Rregullat e Prokurimit Publik, të cilat kanë ndikuar negativisht në: rritjen e konkurrencës;në përdorimin e fondeve publike me efiçencë, ekonomicitetit dhe efektivitet; në rishpërndarje fondesh të pa argumentuara dhe pa pasur analiza specifike të detajuara; në llogaritjen dhe argumentimin e fondeve limite; në hartimi e kritereve të veçanta në lidhje me përmbushjen e operatorëve ekonomik të kapaciteteve ekonomike,  financiar dhe kapaciteteve teknike.

Sipas raportit zyrtarë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas këtyre auditimeve janë lënë 344 rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë së institucioneve me karakter organizativ, në të cilat përfshihen edhe të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit me vlerë të përgjithshme rreth 12,3 miliardë lekësh dhe përdorim të fondeve buxhetore pa efektivitet dhe ekonomicitet në vlerën e përgjithshme rreth 1,4 miliardë lekësh. Po ashtu, janë lënë në 49 raste rekomandime për shpërblim dëmi ekonomik në shumën totale rreth 410,000,000 lekë.  Për të gjithë këtë vlerë dëmi është kërkuar nxjerrja e titujve ekzekutivë për kthimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME