Categories Lajme

U dënua për dhunë nga bashkëshortja dhe e bija, zbardhet vendimi: Si gjykata la të lirë 57-vjeçarin që vrau me thikë gruan

57 vjecari Todi Lera i cili vrau një ditë më parë gruan me thikë, ka qenë i dënuar dhe më parë për dhunë.  Bashkëshortja e tij Etleva Lera dhe vajza e tij Agustina Lera kanë denoncuar për dhunë dhe sipas deklarimeve të tyre motivi i ushtrimit të dhunës ishin dyshimet që Todi Lera kishte ngritur ndaj bashkëshortes.

“Nga deklarimet e Etleva Lerës ka rezultuar se motivi i ushtrimnit të dhunës ndaj saj nga bashëshorti konsistonte në dyshimet e krijuara tek ai sa i përket marrëdhënieve bashkëshortore, fakt për të cilin Todi Lera i kishte kërkuar disa herë asaj të largoheshin dhe të jetonin në Tiranë. Por Etleva kishte refuzuar duke mohuar dyshimet e krijuara tek bashkëshorti”.- thuhet në vendim.

Nga ana tjetër shtetasja Agustina Lera ka deklaruar se në familje ishte krijuar një gjëndje e rëndë psikologjike dhe në përpjekje për të mbrojtur nënën e saj është dhunuar dhe ajo fizikisht.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore është vërtetuar se gruaja dhe vajza kishin dëmtime të shumta në trup nga dhuna e 57-vjeçarit.

Por absurdi qendron se Gjykata ka konstatuar se personi është me rrezikshmëri të pakët shoqërore dhe sipas arsyetimit këtu gjykata mban parasysh personalitetin e tij dhe faktin se ai njihet si person me sjellje korrekte. Më tej arsyetohet se ai ka shfaqur pendim dhe se dhe rezulton që të ketë detyrime të cilat lidhen me familjen.

Kështu gjykata nuk e dënuar me burg, duke e lënë vetëm 8 muaj paraqitje në shërbimin e provës. Gjykata nuk ka dhënë as mbrotje dhe as largim nga banesa edhe pse denoncimi ishte i përsëritur.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar. Pas sherrit, burri ka marrë thikën duke e goditur disa herë gruan, e cila ka humbur jetën në vend. Më pas ai ka prerë damarët.

Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Burri ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME