Categories Sport

Kukësi fundos Flamurtarin, rikthehet në luftën për titull

Kukësi përkeqëson gjendjen e Flamurtarit dhe e mund me rezultatin 1-0 duke barazuar me pikë Tiranën, 18. Në stadiumin Roza Haxhiu të Lushnjes, skuadra e Shpëtim Duros iu fal Mirlind Dakut që shënoi golin e fitores duke i dhënë në këtë mënyrë edhe 3 pikët skuadrës së tij në këtë javë të 11 të kampionatit. Pjesa e parë përfundoi 0-0 me Kukësin që dukej se kërkonte më shumë, ndërkohë që edhe vlonjatët me anë të kundërsulmeve bënë tentativat e tyre për të vënë në provë portierin Xhika.Minuta e 59 ishte ajo që vendosi fatin e takimit të kësaj ndeshjeje teksa Daku arriti që të mposhtë portierin e skuadrës vlonjate Moçka duke e dërguar topin në rrjetë.këtij momenti Kukësi dhe Flamurtari patën mundësitë e për të shënuar me verilindorët që kërkonin golin e dytë, ndërsa vlonjatët atë të barazimi, por në fund të 90 minutëshit rezultati mbeti 1-0, me Kukësin që tani është mes ekipeve kryesuese, ndërkohë që Flamurtari mbetet në vendin e fundit me 3 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME