Categories Kulture

Dokumenti i njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Bullgaria

Arkivat rajonale duket se janë plot me dëshmi e dokumente për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një nga më tëpasurit është dhe Arkivi Shtetëror Bullgar, në raftet e te cilit duket se zënë vend me qindra dokumente të rëndësisë së veçantë për historinë gjithëkombetare, që nga librat e botuar në gjuhën shqipe në vitet e 1890-ta, e deri te akte, vendime e marrëveshje që dëshmojnë për relacionet në mes dy vendeve.

E Arkivat si një pikë referuese permanente e Historisë bëhen akoma më të rëndësishëm kur në to përfshihen ngjarje të rëndësisë së veçantë. Si për çdo vend tjetër, themelimi i shtetit paraqet në mos vet Historinë, pikën mē kulminante tē saj.

E derisa deklarata për themelimin e shtetit shqiptar të shpallur më 28 Nentor 1912, sigurisht se gjindet në Arkiven Qendrore të Shqipërisë, diplomati i Kosovës në Sofje Bujar Desku duke ju referuar Agjensisë Shtetërore të Arkivave në Sofje ka publikuar Aktin Formal të njohjes së Pavaresisë se Shqiperisë nga ana e Bullgarisë, nën mbishkrimin Shpallja e Pavaresisë dhe konsolidimi i shtetesisë, duke e bërë dhe një paralele dhe me mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në legjitimitetin e Pavaresisë së Kosovës. Duke dëshifruar dokumentin origjinal, shihet se Vendimi i përket datës 24 .02, të vitit të largët 1922, pra 10 vjet pasi Shqipëris shpalli Pavaresinë.

Ndër të tjera, në këtë akt formal-juridik thuhet se Qeveria bullgare merr këtë hap de-jure, duke ju referuar vendimit të Konferencës se Ambasadoreve të mbajtur në Nëntor 1921 në Paris e të nënshkruar nga përfaqesuesit e Britanisë se Madhe, Frances,Italisë dhe Japonisë të cilët njohin Shqipërinë si shtet Sovran dhe të Pavarur. Dokumenti mban vulën e Ministrisë se Jashtme dhe të Kulteve dhe është i firmosur nga Kryeministri i atëhershëm i Bullgarisë Aleksandar Stamboliski.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME