Categories Kulture

ESAT PASHA PËR LE TEMPS (1914) : “PROPOZOJ KËTË ZGJIDHJE PËR DREJTIMIN E SHQIPËRISË !”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Janar 2020

“Le Temps” ka botuar, të premten e 10 korrikut 1914, në faqen n°2, intervistën e saj me Esat Pashë Toptanin, të zhvilluar asokohe në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Bisedë me Esat Pashën

Esat Pasha, i cili ndodhet në Paris, u tregua mjaft i sjellshëm që të na priste dhe të na fliste për situatën në Shqipëri.

Ai është një burrë i ri, me tipare delikate dhe me sy në lëvizje; shtrëngimi i tij i dorës, i shkurtër dhe energjik, ngjan me atë të një ushtari. Goja e tij, qoshet e të cilës bien shpesh kur flet, është bindëse. Ai qesh me gëzim, një të qeshur të sinqertë.

Unë nuk mund t’ju them asgjë në lidhje me gjendjen aktuale të Shqipërisë. – tha ai. Kanë kaluar dy muaj që jam larguar, dhe korrespodenca ime dhe e gruas sime përgjohen me aq kujdes sa unë jam më pak në dijeni se ju për atë që ndodh në Durrës.

Situata e Princ Vidit më duket se është më e keqe sesa kur u largova. E megjithatë gabimet e bëra që nga fillimi e kishin kompromentuar sovranin. Disa nga këto gabime i atribuohen. Kështu ai u dha përshtypjen myslimanëve shqiptarë se favorizonte padrejtësisht elementin katolik. Por, për të qenë i drejtë, duhet pranuar që mënyra se si ai u zgjodh nga Evropa ishte e gabuar.

Më lejoni t’ju them një anekdotë personale. Disa javë pasi mbërriti princi në Durrës, unë isha duke gjuajtur në male me uniformën e një gjenerali shqiptar. Një fshatar, me të cilin u takova, një nga ata malsorë për të cilët Evropa beson se është gjysëm barbar dhe zgjuarësia e të cilit përkundrazi shpesh më ka mahnitur, më pyeti pse kisha ndryshuar kostumin. “— Ishte Evropa, — i thashë atij, — e cila na dha këtë uniformë.” “— Evropa nuk po sillet mirë drejt popullit shqiptar, — vazhdoi ai; ajo duhej të ishte këshilluar me ne përpara se të zgjidhte princin tonë.” Unë i tregova atij se kisha shkuar për të kërkuar princin në krye të një delegacioni shqiptar. “— Po, Shkëlqesi, — tha ai, — por a na kërkuat mendimin tonë ?”

E pranoj se nuk dija çfarë t’i përgjigjesha. E megjithatë kundërshtimi që më bëri ky burrë trim unë vetë ia pata drejtuar përfaqësuesve të Evropës, kur ata më dërguan për të takuar princin. Më anashkaluan. Rezultati është që nga dita e parë, Princ Vidi iu shfaq Shqipërisë si një sovran i imponuar nga jashtë ;

Një njeri i shkathët dhe energjik megjithatë ia doli. Por Princ Vidi padyshim që nuk ishte lindur për të mbretëruar

Zgjidhja ? Unë e shoh atë në largimin e princit dhe në dorëzimin e qeverisë në duart e komisionit ndërkombëtar të kontrollit.

Ky komision mund të arrijë të vendosë rendin pa pasur nevojë të përdorë forcën. Ju nuk mund të besoni se sa qartë shqiptarët e të gjitha shtresave, fanatikët si dhe të tjerët, e kuptojnë rolin e dobishëm që Evropa mund të luajë në Shqipëri. Sado urrejtje të ketë, pas një lufte disa mujore, çarmatosja do të arrihej shpejt nëse komisioni ndërkombëtar do të merrte përsipër administrimin e vendit.

Natyrisht që kjo zgjidhje mund të jetë vetëm e përkohshme. Pas disa muajsh, do të ishte e nevojshme të formohej një qeveri përfundimtare dhe t’i vihej në krye një shef. Por këtu përsëri vështirësitë janë më pak të mëdha nga sa besohet përgjithësisht. Disa imagjinojnë se myslimanët shqiptarë nuk do ta pranojnë kurrë një princ të krishterë. Ky është një gabim absolut. Që princi i ardhshëm, kushdo që të jetë ai, të shpëtojë nga jopopullshmëria e Princ Vidit, do të mjaftonte që Evropa të mbledhë kokat e vendit dhe përfaqësuesit e rajoneve kryesore për të paraqitur për miratim emrin e sovranit të ri. Nëse dëshironi, një lloj kongresi kombëtar.

Sa për mua, unë nuk kam ambicie të zgjidhem për këtë funksion, të cilin e kam refuzuar kur ma ofruan gjatë kohës kur qeverisja Shqipërinë qendrore. Le të marrin një njeri të shkathët (aksioni), me kapacitetet e duhura, dhe me kënaqësi do të përulemi para tij.

Puna e Evropës në Shqipëri është relativisht e thjeshtë : nëse i jep shqiptarëve përshtypjen se sinqerisht dëshiron të mirën e tyre, të gjitha përballjet do të zhduken.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME