Categories Kulture

Istanbul/ Deklarata për shtyp e Adil Ali Aerezit, kryetarit të federatës shqiptare në Bullgari, pas takimit me mbretin Zog në Stamboll

TIRANË- Istanbul” ka botuar, të hënën e 3 korrikut 1939, në faqen n°2, deklaratën e Adil Ali Serezit, kryetarit të Federatës shqiptare në Bullgari, pas takimit asokohe me Mbretin Zog në Stamboll, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Shqiptarët do të shpëtojnë atdheun e tyre”

Z. Adil Ali Serezi, president në Bullgari i Federatës Shqiptare, ndodhet prej disa ditësh në Stamboll. Federata u organizua për të ndihmuar Shqipërinë për të rifituar pavarësinë e saj. Z. Serezi pati një bisedë me ish-mbretin Zog përpara se mbreti të nisej për në Rumani. Z. Serezi planifikon të kthehet në Bullgari pas disa ditësh. Ai i tha një redaktori të “Tan” :

“Unë erdha në Turqi, të cilën të gjithë shqiptarët e konsiderojnë si atdheun e tyre të dytë, për të realizuar këtë takim me mbretin. Unë isha veçanërisht i lumtur që pashë sërish Stambollin, qytet ku kam bërë studimet e mia. Ne të gjithë ndjejmë mirënjohje të thellë për qeverinë republikane turke për mikpritjen e saj, për popullin turk, vëllanë tonë, i cili në këto ditë të hidhura për ne, tregoi konsideratë ndaj nesh. Kemi biseduar shpesh me Mbretin tonë Zog I. Më vjen keq që nuk mund t’ju them asgjë për udhëtimin që ai po ndërmerr për të shkuar në Paris dhe Londër.

Por është mirë të mos harrojmë që shqiptarët nuk do të jetojnë kurrë pa atdhe. Ne do të punojmë, secili deri në vdekje, për të shpëtuar atdheun. Ditët e skllavërisë kanë kaluar prej kohësh. Në shekullin e 20-të, njerëzit nuk do të mbajnë kurrë zinxhirin e skllavërisë. Ndonëse Shqipëria u aneksua sot nga Italia, ne nuk e kemi humbur shpresën.

Herët a vonë Shqipëria do të rilindë.” Një natë më parë ish-mbreti Zog i Shqipërisë deklaroi se po largohej për të realizuar disa nga idetë e tij për Shqipërinë dhe shtoi : “Sa të jemi gjallë, nuk do të heqim dorë nga pavarësia e Shqipërisë.”

Marrë nga Darsiani.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME