Kulture

Turizëm, kulturë dhe art në Vlorë

Institucionet përkatëse dhe Drejtoritë Rajonale në qytetet e Shqipërisë përditë e më shumë po përkujdesen për trashëgiminë kulturore duke kryer mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës të cilat kanë vlerë të mëdha si për vizitorët vendas dhe të huaj.

Gjithashtu përveç monumenteve të kulturës kujdes po tregohet dhe për banesat të cilat po rijetëzohen për ti shëndrruar në destinacione turistike të denja pasi janë banesa që kanë vlera historike.

DRRK Vlorë gjatë muajit nëntor ka restauruar Altarin Antik në Parkun Arkeologjik të Orikut gjithashtu specialistët kanë kryer ndërhyrje restauruese për drenazhimin e ujërave nëntokësor në Muret e Aulonës Antike.

Ka filluar dhe restaurimi i urës së Çinës mbi lumin Kalasë. Objektet e kultit si itinerare për turizëm religjioz janë gjithashtu në vëmendjen e specilaistëve të mirëmbajtjes së DRKK Vlorë ku po vazhdon restaurimi i kishës së Shën Kollit në Mesopotam. Gjithashtu dhe në xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan, Delvinë vazhdon puna për restaurimin e saj. Një tjetër objekt kulti drejt rijetëzimit është dhe kisha e manastirit të Shën Thanasit në Leshnicë.

Një tjetër restaurim me mjaft vlerë turistike dhe ekonomike është dhe restaurimi i qendrave historike të qytetit të Vlorës dhe të fshatrave Dhërmi dhe Vuno.

Në qytetin e Vlorës nuk kanë munguar dhe aktivitet artistike dhe kulturore si nisma të ndërmarra nga Ministria e Kulturës si ”Edukimi përmes kulturës” ku të rinjtë dhe nxënës shkollash ishin protagonistë gjatë Festave të Nëntorit.

Një tjetër nisëm mjaft interesante gjatë muajit nëntor në Vlorë ishte dhe ‘udhëtimi’ i librit në kuadët të Lëvizjes Kombëtare të Leximit ku të rinjtë lexuan libra në vendet e trashëgimisë kulturore, pra një ndërthurje e artit dhe historisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: