Categories Lajme

Kunatat përleshen në studio: Të djeg si miu, s’pyes as për nënën që më ka bërë kokën!

Në vitin 2017, Mirela ka prenotuar dy apartamente në Vlorë për të cilat ka kryer pagesën e plotë. Sot ajo është në konflikt me kunatën e saj, Rovenën që e ka  sjellë në “Shihemi në Gjyq” pikërisht për njërin prej apartamenteve.

Rovena ka pësuar dëme në shtëpinë e saj private dhe i ka kërkuar të qëndrojë në një prej apartamenteve të saj në këmbim të qirasë. Kunata i ka thënë se kjo do të ndodhë sapo të përfundojnë, por prej një viti e gjysmë vijon konflikti mes tyre.

Megjithatë, situata duket të jetë edhe më e vështirë se kaq. Mirela nis të shpjegojë anën e saj të historisë në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan sepse pikërisht apartamenti që Rovena do është shitur disa herë nga ndërtuesi.

Mirela: Ky apartament, këto dy hyrje duhet të mbaronin në 2019, gjë që sot kanë kaluar 6 vjet, jo që apartamentet s’kanë mbaruar dhe i ka lënë punimet pa bërë dhe kush është futur në ato apartamente po i bëjnë punimet vetë, as çelësa asgjë s’ka bërë, por i ka shitur edhe një nga hyrjet e mia nga 3-4 herë. Këtë muaj, këtë vit që unë vij në Gusht  me pushime…

Rovena: Po këtë muaj zonja Eni, në Gusht! Që në Mars!

Mirela: Po jam në punë, s’më lë njeri të vij nga puna ashtu siç do kjo! Vij në Gusht, në muajin Gusht me pushime dhe kur gjejmë si thotë zonja, kondicionerin në ballkon, gati sa s’na ra të fikët mua dhe burrit tim. Shkojmë trokasim te zotëria edhe thotë “çfarë kërkoni?” I thashë unë kjo shtëpia juaj është? “Po”, më tha mua. Kur e keni blerë?

Mirela: Ky zotëria kur trokita te dera më tha që e kam blerë në muajin Maj dhe kam 1 muaj e gjysmë që jam futur, punimet i kam bërë vetë.

Eni Çobani: E kishte blerë në Maj 2023 ndërkohë që ti e ke blerë në  2017.

Mirela: 6 vjet para.

Eni Çobani: Blerë, blerë nuk e ke bërë ti, e ke prenotuar normalisht, ka qenë në ndërtim.

Ardit Gjebrea: Më fal, po ti kishe paguar ndonjë gjë?

Mirela: Të gjitha të plota.

Eni Çobani: I ka paguar të gjitha zonja, të dy apartamentet, ka marrë pagesën e plotë dhe në fund…

Ardit Gjebrea: Jo, jo ngaqë ju thatë “prenotuar”…

Eni Çobani: Po pra, kontrata është prenotim apartament banimi, por pagesa është bërë e plotë deri në përfundim dhe ka ngelur vetëm pjesa që lihet në çdo kontratë kur merr certifikatën. Pra ngelet një pagesë e vogël në fund kur merr certifikatën.

Rovena vijon mos ta besojë kunatën, e cila thotë se zotëria që ka gjetur në shtëpinë e saj kishte një kontratë blerjeje të kryer te një noter tjetër. Madje ai i ka thënë Mirelës se ajo është “e treta që vjen për këtë çështje”. Eni Çobani shpjegon se akte të tilla përbëjnë një vepër penale për ndërtuesin.

Mirela ka blerë para disa vitesh dy apartamente në një pallat, njërin prej të cilëve ia ka kërkuar Rovena pasi shtëpia e saj ishte dëmtuar nga tërmeti. Rovena i ka ofruar edhe një pagesë prej 2 milionë Lekësh për qiranë.

Për 3 muaj, Mirela i ka thënë se apartamenti do të jetë gati por konflikti vijon prej një viti e gjysmë. Kur Rovena ka shkuar në këtë apartament sepse ka parë që kondicionerët ishin vendosur dhe mendoi se ishte gati, ka gjetur një banor aty që i ka thënë se shtëpia është e tij.

Ndaj ajo thotë se kunata e ka mashtruar dhe ia ka dhënë shtëpinë dikujt tjetër ndërkohë që ka marrë paratë. Replikat mes tyre bëhen aq të forta sa shkojnë deri në një përleshje që ndërpritet nga moderatori Ardit Gjebrea.

Rovena: Të pëlqeu leku ty? Të pëlqeu shumë?

Mirela: Dëgjo se s’plasa për lekët e tua, për atë 2 milionëshin.

Rovena: Plase, s’plase  motër e dashur unë mezi e kam nxjerrë dhe nuk kam takat të punoj më.

Mirela: Moj e çmendur është futur abuziv.

Rovena: E çmendur je ti!

Mirela: Je çmendur fare!

Rovena: E çmendur je ti se ti punon me të çmendurit!

Mirela: E kam për nder që punoj me ata po harroji lekët se s’ke për t’i marrë!

Rovena: E dashur, 30 milionëshin këtu!

Mirela: Po s’ti dhashë lekët çfarë do më bësh?

Rovena: Me dhunë.

Mirela: Provoje po s’të dogja si miu ty edhe…

Rovena: Vëllain tënd do djegësh.

Mirela: S’pyes më për nënën që më ka bërë moj!

Rovena: Vëllain tënd do djegësh!

Mirela: S’pyes për nënën që më ka bërë,  do të të sjell policinë brenda e do të dal!

Rovena: Kë do djegësh ti? Vëllain tënd? Vëllain tënd do djegësh ti? Shtëpinë? Mua?

Mirela: S’pyes për nënën që më ka bërë kokën, moj merr vesh ti? Moj ndyrësirë! S’pyes për nënën! Përfiton nga djersa ime! Palaço!

Rovena: Unë nuk e gjej gjuhën me këtë lloj njeriu, unë nuk e gjej gjuhën!

Mirela: Moj merr vesh është futur abuziv?

Rovena: Nuk më intereson fare!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME