Categories Lajme

Kur sigurimi merrej me shkencë; Si u përndoqën intelektualët shqiptarë

Ato janë të gjitha mendje të lira dhe të bukura që studiuan në perëndim, por që fati i detyroi të ktheheshin dhe të jetonin në diktaturë. Personaliteti si Kasimati, Buda apo Çabej, por edhe të tjerë sigurish që mund të studiohen në historitë më të hollësishme të jetës së tyre. Pasi në mënyrë të dukshme apo jo, të gjithë ata ranë pre e sigurimit të asaj kohe.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Projekti PERFORM përgjatë një viti bashkëpunuan për ndërtimin e narrativës mbi rolin e shkencës, elitave intelektuale dhe kërkimit shkencor, në vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri.

Projekti u fokusua në figurat e Gjergj Kokoshit, Eqerem Çabejt, Sabiha Kasimatit, Arshi Pipës, Aleks Budës, Petraq Pepos, Gjovalin Gjadrit, Kolë Kamsit dhe Petraq Qafokut.

“Shumë studiues kur panë listën më thanë që pse keni përfshirë dhe Cabejn dhe Budën, këta kanë qenë shumë të vlerësuar në atë kohë. Por në fakt ajo që del është pikërisht që ata u tkurrën dhe nuk u lanë asnjëherë të lirë, pra ishte një liri në thonjza. Ishte një sistem politik shumë shtypës që edhe mendjet më të ndritura, edhe ato që në dukje i besonte, përsëri nuk i besonte drejtpërdrejtë”, tha Gentiana Sula, kryetare e autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

“Është e gabuar të flitet për të shkuarën nëse nuk veproni në të ardhmen” ka vënë në dukje Elie Wesel, fituesi i çmimit Nobel për paqen. Mbi këtë parim shumë aktorë ndërvepruan në ndërtimin e historive të jetës së këtyre intelektualëve, duke nxitur edhe një debat publik.

“Ekziston një koncept i trishtë, por i vërtetë, që quhet arti i të mbijetuarit nën diktaturën komuniste, madje edhe në një mënyrë dinjitoze. I cili përfshin kombinimin e nënshtrimit të kalkuluar, kritikën e vetëkontrolluar, mbajtjen taktike të një profili të ulët dhe përdorimin me inteligjencë të mundësive. Kur e kam lexuar këtë shprehje mendova që e thoshte çdolloj gjëje që lidhje me projektin tonë”, u shpreh Sonila Boçi,drejtuese e grupit të studiuesve.

“Qasja këtë herë është një implikim multidisiplinor i studiuesve. Përfshirja e komunitetit të hulumtuesve të fushave të ndryshme për të parë jo vetëm profilin e tyre përsa i përket sigurimit, por për të parë dhe veprën e tyre”, tha Gentiana Sula, kryetare e autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

Intelektualët akademikë të dhjetëvjeçarit të parë të komunizmit do të pasohen nga profile të intelektualëve të dhjetëvjeçarëve pasues dhe tematika të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME