Categories Lajme

Bajrami/ Meta uron besimtarët myslimanë

Ilir Meta uroi besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. “Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë. Në këtë ditë feste, besimtarët myslimanë sjellin mesazhin e mirëkuptimit, solidaritetit dhe vëllazërisë.

Peligrinazhi, udhëtimi i vetëpërtëritjes individuale, simbolizon mënyrën e të jetuarit në paqe me veten dhe të tjerët”, tha ai. “Një rit, një ndjenjë, një ideal, larg egoizmave, me qëllimin e përbashkët të respektit, tolerancës dhe dashurisë, rikthimin tek vlerat e shenjta të jetës, lirisë dhe drejtësisë”, u shpreh Meta.

“Është tepër e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke respektuar dhe marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 tek të afërmit dhe njerëzit tanë të dashur”, tha ai. Meta theksoi se, “në fenë islame shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë, ndaj të kujdesemi për veten, familjen, të dashurit dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë”.

“Në një ditë si kjo, në fjalimin e lamtumirës, Profeti Muhamed citoi porosinë e tij të fundit: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”, tha Meta. “Me mesazhet e kësaj dite të shënuar ju uroj: Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen”, uroi Presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME