Categories Lajme

Tentoi të korruptonte policin, shoqërohet 41-vjeçari

Kryeinspektori i IMT në Kurbin, J. M., 41 vjeç, banues në Kurbin, është proceduar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Po ashtu një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se tentoi t’i ofronte ryshfet punonjësit të policisë ndërsa u kap duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat.

Kurbin/Informacion Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. U kap duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat dhe tentoi t’i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit, vihet në pranga 41-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe kryeinspektori i IMT Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e informalitetit dhe krimeve mjedisore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative së një subjekt po transportonte materiale inerte (rërë) të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe në afërsi të një karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Laç, kanë ndaluar mjetin tip “Scania”, me drejtues shtetasin B. M.

Në momentin e ndalimit, ky shtetas i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të dokumentacionit të automjetit dhe për marrjen e transportin e inerteve. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 41 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, për shtetasin J. M., 41 vjeç, banues në Kurbin, me detyrë kryeinspektor në IMT Kurbin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME