Teksa mandati i kreut të ILDKPI Shkëlqim Ganaj, është drejt përfundimit, këtë të mërkurë Kuvendi do të zgjedhë drejtuesin e ri. Gjatë ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve, u dëgjuan 5 kandidatët që kishin paraqitur dosjet e tyre, dhe iu kaluan për votim Kuvendit vetëm dy prej tyre. Mësohet se dy emrat që u përzgjodhën janë dy zonja, Evgjeni Bashari dhe Helena Papa. Nën zë thuhet se emri që gëzon një mbështetje më të madhe është ai i Basharit, e cila derimë tani ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme të ILDKP-së.
Një prej emrave që ka suprizuar me vendimin e tij për t’u tëhequr nga gara është Eridjan Salianji, i cili deri pak kohë më parë ishte përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedheve. Salianji ka mbajtur dhe postin e zëvendësministrit të Drejtësisë. Pas dëgjesave, Komisioni skualifikoi Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron, ndërsa nuk bëhet me dije arsyeja e këtij vendimi që është marrë te Ligjet. Emri që do të marrë drejtimin e ILDKPI do të vendoset të mërkurën, ndërsa kreu aktual Shkëlqim Ganaj nuk pranoi që të rikandidonte.
