Categories Lajme

Pezullimet e fluturimeve drejt Anglisë, flet diplomati Hasani nga Londra…

Pas zbulimit të mutacionit të ri të virusit Covid-19 në Britaninë e Madhe shumë shtete fqinje por edhe më gjerë pezulluan transportin rrugor ku përfshihet Franca dhe Hollanda, ndërsa disa të tjera anuluan fluturimet drejtë Anglisë. Lidhur me këtë situatë të krijuar Britaninë e Madhe, në një intervistë për “Faxnews” foli diplomati, Naim Hasani i cili u shpreh se kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe se qytetarët e Anglisë, të cilët duhet të sillen sikur e kanë virusin e të izolohen nëpër shtëpitë e tyre. Ndërkohë lidhur me pezullimin e fluturimeve dhe transportet portuale dhe rrugore me Britaninë nga shtete e tjera të BE-së, Hasani theksoi se është e kuptueshme masa e tyre por nuk duhet të ketë një panik pasi thjeshtë është një mutacion i ri i koronavirusit dhe se këto masa kanë pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë e  Anglisë.

“Ekspertët e shëndetësisë janë shprehur se ky është thjeshtë një mutacion i ri i Covid-19, ata po punojnë për të zbuluar shkaqet e përhapjes së këtij virusi të ri dhe për të kuptuar se vaksina e cila po shpërndahet gjerësisht tek qytetarët anglez a i reziston atij.  I kuptojmë shumë qartë vendet e tjera që kanë pezulluar fluturimet, transportet portuale dhe rrugët tokësore me Britaninë derisa të sqarohet kjo situatë dhe të mos përhapet me vendet e tjera. Këto masa kanë pasoja të jashtëzakonshme për Britaninë”- u shpreh diplomati.

Ndër të tjera Hasani theksoi se qytetarët e Anglisë edhe ata Shqiptare duhet sillen sikur kanë Covid-19 dhe se duhet të izolohen e jo të përhapin panik pasi mund të ketë një izolim të plotë nga qeveria Britanike ditët në vijim. “Ka thirrje për një izolim total në Angli, kjo mbete për në dorë të qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore. Dua të theksoj se për qytetarët Britanikë por edhe për ata Shqiptarë të mos përhapin panik, apo t’i anashkalojnë rregullat dhe kufizimet e vendosura nga qeveria pasi ato janë të vendosura për mbrojtjen e qytetarëve, ata duhet të sillen sikur kanë covidin dhe të izolohen nëpër shtëpitë e tyre.

Në Londër ka një kufizim total përveç industrisë së ndërtimit dhe supermarketet, të cilat theksojnë se kanë rezerva të nevojshme për të përballuar situatë. Dua të njoftoj se Ministria e Transportit në Britani dhe në Francë po punojnë me intensitet të plotë, ku nëpërmjet një deklarate thuhet se Franca po merr masa për të zbllokuar të gjitha pikat e kufirit tokësor për elementë jetikë siç janë ushqimet për tu transportuar në Britani”- theksoi Hasani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME