Categories Lajme

Kush është e reja shqiptare që i ati nuk donte që të dilte me shoqet?

Sabrina Leka quhet 20-vjeçarja, e cila ndërroi jetë pasi i ati i saj 49-vjeçar nuk donte që ajo të dilte me shoqet dhe të frekuentonte jetën e natës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Adelaide të Australisë.

Babai i 20-vjeçares është arrestuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, pasi kishte qëlluar edhe veten me thikë.

20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinën e saj, ndërsa babai 49-vjeçar, Petriti, ishte aty pranë, i lyer me gjak

Shoqet e saj thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.

Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për mjekësi dhe tepër ambicioze me studimet. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME