Categories Lajme

Merr flakë shtëpia në fshatin Shishman në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shishman në Gjakovë, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët. Si rezultat i zjarrit të rënë në banesën tip barakë, një grua ka humbur jetën. Vik.tima mësohet se është asfiksuar si pasojë e tymit të lëshuar nga flakët e zjarrit. Nuk dihen rrethanat në të cilat është përhapur zjarri. Gjithashtu, nuk ka të dhëna nëse gruaja jetonte vetëm apo me persona të tjerë në banesë, por në momentin që ka ndodhur ngjarja, ajo ka qenë fillikat.

Trupi i të ndjerës do të cohet në morg për t’u bërë ekspertiza mjeko-ligjore. Policia e Kosovës lajmëron:

Fshati Shishman i Bokës, Gjakovë 24.07.2019-22:10. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpizë (barakë) në të cilën gjendej viktima femër K-Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit vi.ktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vde.kjen e vik.timës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i vik.timës dërgohet në IML për obduksion..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME