Categories Lajme

“Presidenti” i Çamërisë, nesër vjen trupi në Rinas

Familja e Festim Latos, presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, ka hapur dyert e mortit, ndërsa nesër në orën 15:00 do të presë në Rinas trupin e pajetë të 44-vjeçarit që u gjet i vrarë në Holandë ku jetonte prej vitesh.

Festim Lato do të përcillet për në banesën e fundit me homazhe të cilat do të mbahen tek “Teatri Petro” në Vlorë, bën me dije Report.

Më 20 korrik një lajm i shpërndarë në rrjetet sociale nga miq të një vlonjati, president të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, alarmoi jo vetëm autoritetet në Shqipëri, por edhe në Holandë, ku Festim Lato jetonte prej vitesh.

Një 44-vjeçar i larguar në moshë të vogël nga Shqipëria, por që jeta e tij ndryshoi tërësisht duke filluar një jetesë luksoze në Holandë.

Lajmi mbeti për shumë orë i shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, ndërsa shumë më vonë, edhe mediat holandeze nisën të përmendin emrin e Festim Latos, si personin që u gjet i vdekur të shtunën pasdite përgjatë Nieuëëe Ubbergseëeg.

Ditët e para, as familja e tij nuk e kishte të sigurt nëse personi i gjetur i vdekur ishte apo jo Festim Lato.

Nga autoritetet në Shqipëri nuk u dha asnjë detaj, ndërsa dhe vetë ambasada shqiptare në Holanda siç u shpreh për Shqiptarja.com ditë më parë, kishte informacione konfuze nga autoritetet atje.

Por përse gjithë këto hije dyshimi mbi vdekjen e vlonjatit 44-vjeçar?

Festim Latos i ishin vënë pas një numër kreditorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH. Ishin mediat holandeze që shkruanin se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro, ç’ka mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij. Por po ashtu, dyshimet ishin për një vdekje të stisur, një skenar të rremë, për të shpëtuar nga personat që Lato i kishte borxha në shuma marramendëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME