Categories Lajme

Shpërthen transformatori në autostradën Tiranë-Durrës

Shpërthen transformatori i tensionit të lartë në kilometrin e dytë të autostradës Tiranë-Durrës.  Raportohet se kanë mbetur të plagosur rëndë 3 punonjës, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në afërsi të një objekti në rekonstruksion.

“Transformatori  elektrik shpërtheu si pasojë e një shkëndije  elektrike. Nga shpërthimi mbetën të dëmtuar 3 punonjësit e këtij objekti  shtetasit me iniciale GJ. S., S. Ç., dhe F. Ç., të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore,”-raporton policia. Në vendngjarje kanë shkuar 5 ambulanca. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME