Categories Lajme

Kush është i riu i arrestuar sot në Sarandë (EMRI)

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet se shpërndante dhe tentonte të kultivonte kanabis. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Përgatitja’ pas hekurave përfundoi Denis Shehu, të cilit iu sekuestruan 300 gr kanabis, 200 fara bimë kannabis, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.

NJOFTIMI I POLICISË, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “PËRGATITJA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që shpërndante dhe tentonte të kultivonte bimë n arkotike c annabis sativa.

Sekuestrohen 300 grame lëndë narkotike, e dyshuar c annabis sattiva, 200 fara bimë cannabis sativa, një t hikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve n arkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike, kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë n arkotike c annabis sativa organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “PËRGATITJA”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -D. Sh., 23 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Sh., dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 gram lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, 200 fara bimë canabis sattiva, një t hikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e l ëndëve n arkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME