Categories Lajme

Kushtet skandaloze në konvikte, lagështira “pushton” Qytetin Studenti

Çdo student që është regjistruar për të qëndruar në ambjentet e godinave në Qytet Studenti paguan 45 mijë lekë të reja për një vit akademik. Ndërsa në një dhomë qëndrojnë 3 persona.

Pamjet e siguruara nga RTV Ora tregojnë atë çfarë fshihet pas këtyre mureve të godinave. Muret janë me lagështirë, të çara. Tualetet kanë qenë prej vitesh një problem dhe ende në gjendje të mjerueshme.

Studentët prej kohësh e kanë ngritur zërin prej kohësh por ende nuk kanë marrë zgjidhje nga Ministria e Arsimit. Për mikrofonin e Ora Neës ato shprehen se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. Sipas tyre Ministria e Arsimit nuk po i mbështet ato sa i përket stehimit dhe kërkesave të tjera.

Studentë: “Problemet  tona kryesore janë muret e plasaritura dhe plot lagështirë, janë shtretërit shumë të prishur dhe të pisët. Gjithashtu tualetet, janë po të njëjtat kushte shumë të vështira për të jetuar normalisht.”

“Kushtet në konvikte janë cnjerëzore, nuk po shohim asgjë dhe tek konviktet. Pra me pak fjalë, Ministria e Arsimit thjesht po fle gjumë dhe po na takson cdo ditë e më shumë.”

Në konviktet e Qytet Studentit qëndrojnë rreth katër mijë studentë nga të gjithë rrethet.

/Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME