Categories Lajme

Shqipëri, borxhet e prapambetura kanë shkuar në 340 mln euro

Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se qeveria do të vazhdojë shlyerjen e borxheve të prapambetura nga tatimi mbi vlerën e shtuar pavarësisht ecurisë së të ardhurave në buxhet. “Shqetëisimi i borxheve të prapamvbetura është i të gjithëve, edhe I Ministrisë së Financave. Ne këtë vit kemi projektuar në buxhet 19 miliardë lekë dhe kjo shifër nuk do të preket nga ecuria e të ardhurave. Për vitin tjetër do ta shihni që do të shlyejmë edhe më shumë detyrime të prapambetura”, ka thënë Denaj.

Për periudhën janar-shtator të ardhurat në buxhet ishin rreth 7.9 miliardë lekë më pak se plani. Sipas ministres së financave, shkaku është ngadalësimi I ekonomisë, por edhe plani optimist i përcaktuar në fillim të vitit. “Pavarësisht komenteve në raport me projeksionin, me vitin e kaluar të ardhurat janë rritur. Madje edhe në raport me rritjen ekonomike, që është një faktor bazë”, shton Denaj
.
Qeveria shpreson që vitin e ardhshëm situata ekonomike të përmirësohet, por më pak nga sa ishte vlerësuar më parë. Kjo e bën edhe më të vështirë mbajtjen e financave në kontroll. Sipas Kontrollit të lartë të shtetit në fund të vitit të kaluar, borxhet e prapambetura të shtetit përfshirë ato të bashkive arritën në 42 miliardë lekë ose rreth 340 milionë euro./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME