Categories Lajme

Kuvendi i PD / Bylykbashi: Ndryshon vula e logo, PD-në do e drejtojë një organ kolegjial deri në zgjedhjet e reja

Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi në Kuvendin e Rithemelimit edhe ndryshimet në statut, ku bie në sy fakti që PD do drejtohet nga një organ kolegjial deri në zgjedhjet e reja. Ai tha se do ndryshojë edhe logo dhe vula e PD. Më tej, Bylykbashi tha se kryetari shkarkohet në momentin që humbet zgjedhjet.

Parimi një anëtar- një votë: Kjo për zgjedhjen e anëtarëve në qendër, por edhe ato të degëve që nuk zgjidheshin më parë. Votimet primare: Për të zhbërë praktikën negative të Lulzim Bashës, kur kandidaturat shpallen në minutën e fundit. Tashmë demokratët i zgjedhin me votën e tyre.

Referendumi: Vendime të rëndësishme do merren nga anëtarësia.

Fraksionet: Partia bëhet më e madhe, jo duke përjashtuar, por duke njohur grupimet ndryshe. Të mendosh ndryshe është vlerë, jo kërcënim për kryetarin.

Organet kolegjiale: Ato që u dobësuan nën kërkesat e kryetarit për më shumë pushtet, do forcohen. Kryetari nuk i përdor më ato si vulë noteri. Forcohen edhe organet kolegjiale edhe në bazë.

Kryetari humbës: Kryetari që humb zgjedhjet, i mbaron mandati menjëherë dhe pa ekuivok. Ky mekanizëm incentivon lidershipin e suksesshëm pa nxitur kultin e liderit.

Organizatat partnere: Përveç FRPD dhe LDG, shtohet edhe Grupimi i Dhjetorit. Do kenë akses më të madh në listat e kandidimit. Forcohet dhe garantohet pavarësia e tyre stature.

Simbolet e PD: Basha zhduku logon dhe simbolet e partisë në vitin 2017. Sot burokratët e PD i shohin simbolet si marka tregtare. Ato do jenë shumë të rëndësishme për PD-në. Ndryshon logo, ndryshon vula e kryetarit. Vula e kryetarit sot nuk do ketë më vlerë nesër.

Zgjedhjet në PD: Partia do futet në një fazë reformimi me anë të zgjedhjeve. Zgjedhjet me ‘një anëtar- një votë’ do përcaktojnë organet e reja. Propozojmë që tranzicioni drejt organeve të ngritura me votën tuaj, të ngrihet një organ kolegjial dhe i përkohshëm me figura të njohura në PD, do të garantojë funksionimin e partisë.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ka votuar për ndryshimet statutore.  Një nga ndryshimet do të jetë edhe vula e Partisë Demokratike, të cilën Lulzim Basha dhe disa mbështetës të tij, shprsonin se do të mund ta mbanin me çdo kusht.

Por, Kuvendi Kombëtar ka vendosur që vula do të ndryshojë, duke ia hequr mundësinë Lulzim Bashës për ta përdorur, pas këtij Kuvendi.

Ndryshimet statutore u votuan në Kuvend.  “Basha zhduku logon dhe simbolet e partisë në vitin 2017. Sot burokratët e PD i shohin simbolet si marka tregtare. Ato do jenë shumë të rëndësishme për PD-në. Ndryshon logo, ndryshon vula e kryetarit. Vula e kryetarit sot nuk do ketë më vlerë nesër”, deklaroi Bylykbashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME