Categories Lajme

Ky mjek që 5 vite nuk lahet, kjo është teoria e tij

Higjiena personale është një aspekt shumë i rëndësishëm në përditshmërinë tonë, por një mjek anglez pretendon se dushi nuk është i mirë për njeriun. James Hamblin, profesor në shkollën e Shëndetit Publik në Yale, është shprehur për BBC: “Njoh shumë njerëz që lahen pak.

Doja ta provoja edhe vetë, për të parë se çfarë ndikimi do të kishte. Me kohën, trupi mësohet që të mos vijë erë të keqe. Edhe lëkura nuk bëhet më e yndyrshme. Shumë njerëz përdorin shampo për flokë të yndyrshëm dhe pastaj vendosin produkte të ndryshme për flokët që përmbajnë yndyrë sintetike.

Nëse nuk do ta bëjnë më këtë gjë, do të shohin rezultate të mira te flokët. Por, kjo kërkon kohë, nuk ndodh brenda ditës. Kam pasur momente kur doja shumë një dush, ma donte trupi, por kjo dëshirë më kaloi me kohën. Sa më pak sapun, shampo dhe produkte të tjera të përdorja, aq më pak kisha nevojë për to”.

Sa i përket aromës që mund të lëshojë një trup që nuk lahet, 37-vjeçari tha: “Kur lahesh shpesh, ti shkatërron ekosistemin trupor. Gjithçka çekuilibrohet dhe të fituar dalin mikrobet që prodhojnë erë të keqe. Kur nuk lahesh më, ekosistemi trupor fiton qëndrueshmëri dhe ti nuk vjen më erë të keqe. Sigurisht, nuk vjen erë trëndafili, por vjen era njeri. Gruas sime i pëlqen aroma ime. Problemi është që shoqëria jonë pretendon që njeriu të vijë erë parfumi ose kolonje, përndryshe pretendon se vjen erë të keqe. Era e njeriut perceptohet si negative”.

Ai thekson se lahet rrallë dhe vetëm me ujë: “Lahem shpejt, vetëm me ujë, kur jam dukshëm pis. Dushi është koncept shumë modern, pasi njerëzit nuk kanë pasur ujë të rrjedhshëm deri para 100 vitesh. Laheshin vetëm mbretërit, ndërsa populli i thjeshtë lahej vetëm në lumë ose liqen. Nuk e shikonin dushin si domosdoshmëri të përditshme. Dushi është preferencë, jo diçka e dobishme. Mikrobet që kemi në lëkurë janë të rëndësishme po aq sa janë për sistemin tretës edhe mikrobet që kemi në zorrë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME