Categories Lifestyle

Efektet anësore të pijeve energjike industriale

Të gjithë e dinë se nuk janë shumë të shëndetshme nëse konsumohen në sasi, por çfarë i bënë ato saktësisht të rrezikshme. Pijet energjike kanë efekte anësore të mundshme nëse nuk konsumohen me kujdes siç këshillohet në ambalazhin e tyre, shkruan “CaffeineInformer”.

Për disa njerëz, sidomos fëmijë, nuk ka sasi të sigurt të konsumit të pijeve energjike, çdo sasi mund të jetë shumë e rrezikshme, transmeton lajmi.net. Kjo ndodhë sepse përbërësit e pijeve energjike janë të shumta dhe të llojllojshme, duke i bërë ato më të rrezikshme në raportin e efekteve negative të mundshme.

Disa prej këtyre efekteve mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Siguria rreth konsumit të pijeve energjike është një problem masiv, pasi që fëmijët dhe adoleshentët që i konsumojnë vazhdimisht rriten në numër. Disa vende e kanë ndaluar shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 16 vjeçare. 10 nga efektet anësore më të shpeshta janë këto:

Palpitacione / takikardi

Dridhje

Agjitacion / shqetësim

Probleme gastrointestinale

Dhimbje në kraharor / ishemi

Marramendje / sinkopë

Paretezia (ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje e lëkurës)

Pagjumësia

Bllokim i rrugëve të frymëmarrjes

Dhimbje koke

Nëse ju filloni të keni këto probleme duhet t’i drejtoheni mjekut specialist menjëherë dhe të kërkoni ndihmë mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME