Categories Covid-19

LAJM I FUNDIT/ 15 raste në Vlorë ,7 humbje jete, 532 raste të reja gjatë 24 orëve

Shtatë pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Po gjatë këtyre orëve, janë kryer 2.409 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 532 persona. Viktimat janë: një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana. Sa i përket situatës në spitalet Covid, aktualisht po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Njoftimi i plotë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kufizoni kontaktet. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,409 testime, prej të cilave 354 janë testime jnë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 532 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (14 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 532, Të shëruar ne 24 orë 100, Të shtruar në spitale 389, Humbje jete në 24 orë 7, Testime ditore 2,409, Testime totale 153,149, Raste pozitive 27,233, Raste të shëruara 12,767, Raste Aktive 13,854, Humbje jete 612. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6797, Durrës 1170, Fier 1005, Korçë 819, Shkodër 821, Elbasan 730, Vlorë 614, Lezhë 616, Berat 419, Gjirokastër 392, Kukës 329, Dibër 142.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME