Categories Lajme

“Ka derra mes mjekëve dhe infermierëve”, Rama komenton ata që bëjnë teste në privat dhe zgjedhin Turqinë për kurim: Nuk keni nevojë për tampon (Zbulon edhe bisedën me mjekun)

Kryeministri Edi Rama është në një takim me strukturat në Vlorë ku ka komentuar të gjithë personat që zgjedhin të bëjnë teste në spitale private duke thënë se nuk i ndalin dot, por të gjithë duhet të dëgjojnë mjekët dhe nuk është i nevojshëm tamponi. Rama nuk la pa përmendur rastet e shumta kur figurat e njohura zgjedhin të kurohen në Turqi. Sipas kryeministrit, asnjë prej anëtarëve të qeverisë nuk është larguar. Mes të tjerave, zbuloi bisedën me një mjek që i tha të deklarojë që askush të mos blejë ilaçe kot.

Sa i përket kritikave, Rama u shpreh se ‘nuk ka pyll pa derra’ dhe këta të fundit gjendet edhe mes mjekëve e infermierëve, por me bindje u shpreh se kushdo që shërben në vendin tonë është në lartësinë e detyrës.

Edi Rama: Ka një nivel ekspertësh në nivel ndërkombëtar. Ju kanë dalë fjalët deri tani. Habitem si mund të ketë njerëz që e hanë këtë brockull që ne nuk paskemi teste se nuk mund ti bëjmë ne. nëse Komiteti do e kishte kërkuar të blinim më shumë, do blinim më shumë.

Kur kemi mundësi të dyfishojmë ndihmën ekonomike të familjeve, spaskemi mundësi të blejmë teste. Fakti është që numri i tamponeve nuk është problem. Njerëzit, një pjesë e madhe që skanë simptoma, pse i bëjnë simptomat tek privati? Nuk i ndalim dot, por i themi dëgjoni mjekët. Nëse nuk ndihesh mirë, sillu si ta kesh Covidin, sillu si të thonë mjekët, nuk ka nevojë ta bësh tamponin, pse e bën, për cfarë ta bësh.

Një nga mjekët më tha që kur të dalësh, të lutem thekso, mos blini ilace kot. Mjekët e familjes e dinë se cfarë duhet të thonë në bazë të protokollit. Në momentin që je në gjendje të vëstirë, të cojnë në spital se ka shtretër dhe kushte. Nuk ka asgjë që është në spitalet tjera që ne nuk e kemi ne.

Cilët politikanë janë në Turqi? Damian Gjiknuri nuk është, Blendi Klosi nuk është, ministrja e financave nuk është. Nuk i ndalojmë dot, por anëtarët e qeverisë janë këtu. Disa e kanë kaluar, disa po e kalojnë dhe nëse kanë nevojë do shkojnë në spital publik. Silva Bino ishte në ggjendje të rëndë dhe e kaloi në Infektiv.

Patjetër që ka mundësi të shkojë në Turqi. Pse shkoi në Infektiv? Se duke qenë në brendësi, e di që në Turqi nuk ka asgjë më shumë se këtu. Mjekët janë heronjtë dhe absolutisht në detyrë. Nuk ka pyll pa derra. Ka derra në parlament, ka në opozitë, ka në cdo fushë të jetës, ka dhe mes mjekëve dhe infermierëve të Shqipërisë por e them me përgjegjësi që shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga Bajram Curri në Tiranë janë në lartësinë e detyrës. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME