Categories Lajme

Lajm i fundit

Dy persona u arrestuan nga Policia e Shtetit dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë, në sajë të një aksioni të koduar  “Credit Card Fraud”, në fushën e krimit kibernetik. Policia sekuestroi karta krediti të klonuara dhe pajisje të tjera që shërbenin për klonimin e kartave.

Në saj të të hetimeve me metoda proaktive u arrestuan një rumun, 37-vjeçari me inicialet A.B dhe një shqiptar 41 vjeçar, C.M banues në Rumani. Po ashtu, hetohet në gjendje të lirë hetohet L. C, 38 vjeç, lindur dhe banues në Rumani.

Skema e veprimtarisë kriminale

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM-të e saj persona të paidentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe. Departamenti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke.

Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Tiranës  procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë.

Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin.

Gjatë kontrollit të tyre, u gjendën dhe u sekuestruan si prova materiale:

3 telefona të markave të ndryshme;

8 karta të ndryshme bankare;

Një sasi parash;

Pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop

Materialet e sekuestruara

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME