Categories Sport

Lajm i keq nga Verona për Kumbullën, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen mes Veronës së tij dhe Breshias. Nga pamjet duket se 19-vjeçari ka pësuar një tërheqje muskulore, ndërsa pas një konsultimi me mjekët është vendosur që lojtari të mos e vazhdojë më ndeshjen.

Kështu, sfida e Kumbullës me Balotelin në krahun tjetër është mbyllur shumë shpejt. Tashmë, shpresohet që mbrojtësi të mos ketë asgjë serioze dhe të jetë i gatshëm për t’u rikthyer sa më shpejt në fushat e blerta, duke pasur parasysh edhe ndeshjet e Shqipërisë në muajin nëntor.

Kumbulla po zhvillon një supersezon me Veronën, duke marrë vëmendjen e klubeve më të mëdha në Itali, përfshirë edhe kampionët e Juventus. Ndërkohë, pjesë e kësaj sfide janë edhe dy shqiptarët e tjerë. Mbrojtësi Rrahmani për Veronën, i cili është titullar për të tijtë dhe nga krahu tjetër me Breshian, Emanuele Ndoj është i ulur në stol.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME