Categories Lajme

Emri/ Plagosi me armë gjahu 49-vjeçarin në Kurbin, arrestohet pas 4 ditësh autori i dyshuar! Policia i sekuestron…!

Katër ditë pas plagosjes së 49-vjeçarit Besnik Pulaj në Kurbin, është arrestuar autori i dyshuar. Sipas policisë, në pranga është vendosur shtetasi Besnik Selmani, 56 vjeç.

Ai është gjetur në një banesë të braktisur në fshatin Fushë Milot në Kurbin.

Gjatë momentit të arrestimit, atij i është gjetur dhe arma e gjahut me të cilën plagosi 49-vjeçarin, e cila është sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Finalizohet operacioni policor “Laguna” mbi dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur datë 7 Mars në Patok, ku mbeti i plagosur shtetasi B. P.

Lokalizohet dhe vihet në pranga në një banesë të braktisur, 56-vjeçari autor i dyshuar. Policia i gjen dhe sekuestron armën e gjahut çifte të dyshuar të përdorur në ngjarje.

Me datë 07.03.2023, në Lagunën e Patokut, Kurbin, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili pas mjekimit në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë shpallur në kërkim policor si dhe kanë vazhduar kontrollet e pandërprera duke vlerësuar e verifikuar edhe çdo informacion policor të administruar mbi vendndodhjen e autorit të dyshuar, me qëllim kapjen dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore penale.

Si rezultat, gjatë ditës së sotme, është finalizuar operacioni policor i koduar “Laguna”, ku u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit B. S. në një banesë të braktisur në fshatin Fushë Milot, Kurbin, ku ishte fshehur e strehuar.

Gjithashtu, në momentin e kapjes, iu gjet e sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte, e dyshuar e përdorur ditën e ngjarjes, të cilën e kishte të regjistruar me leje përkatëse në emër të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale ” Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME