
Tre punonjëse në një qendër masazhesh në Tiranë janë vënë në prangat e policisë ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se subjekti ku ato ishin të punësuara, shërbente për ushtrimin e prostitucionit.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”, thuhet në njoftimin e policisë.