Një aeroplan me 99 persona në bord është përplasur. Avioni raportohet të jetë i ‘Pakistan International Airlines’ dhe është rrëzuar në një zonë rezidenciale në Karachi, Pakistan. Avioni A320 u rrëzua në zonën Model Colony ndërsa përpiqej që të ulej në aeroportin e Karachi-t. Nuk dihet ende fati i personave po besohet që viktimat të jenë të shumta.

