Categories Sport

La Liga, mbledhje deri në orët e vona të natës, caktohet data e re për rifillimin e sezonit

Shtyhet rinisja! La Liga spanjolle nuk do të rifilloj më 12 qershor, siç ishte njoftuar në fillim por më 19 qershor. Për këtë është e sigurt “Cadena Cope”, një program radiofonik shumë popullor në Spanjë, që i referohet disa burime pas mbledhjes deri në orët e vona të së natës që përfaqësuesit më të lartë të sportit në vend zhvilluan më përfaqësues të qeverisë. Ky vendim ka ardhur si pasoj e kushteve të vendosura nga qeveria iberike e cila nga ana tjetër do të lejoj të gjithë ekipet të zhvillojnë stërvitje të plota duke nisur nga 1 qershori.

Shanset që kjo datë të shtyhet sërish janë thuajse zero pasi problemet që do të sillte janë shumë të mëdha, mbi të gjitha sa i përket të drejtës televizive. Janë mbi 100 kompani në të gjithë botën që kanë blerë të drejtën për të transmetuar La Liga, nëse kjo datë nuk do të respektoj kostot do të ishin të jashtëzakonshme. Një konfirmim për arritjen e një akordi vjen edhe nga presidenti i Ligës, Javer Tebas: “Klubet, drejtuesit, lojtarët dhe arbitrat e Ligës mezi presin që të rikthehen në fushë por kampionati do të rifilloj vetëm atëherë kur kushtet sanitare të na e lejojnë. Koordinimi me Këshillin Superior të Sportit dhe me Federatën do të jetë përcaktues”, u shpreh Tebas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME