Categories Lajme

Lame: Kadastra nuk po përdoret politikisht për fushatë, funksionon mbi bazë të halleve të njerëzve

Kreu i Kadastrës Artan Lame iu përgjigj nga Korça akuzave se institucioni që drejton është përfshirë në fushatë në favor të Partisë Socialiste. Tha se ato funksionojnë mbi bazë të halleve të njerëzve dhe jo partive politike. Lame: Unë nuk e ndjek fushatën nga kjo pikëpamje. Nuk e di a ka denoncime të tjera. Për herë të parë po e dëgjoj këtë në Korçë që paska shkuar puna deri në gjyq. Nëse do gjeni një njeri se mua s’ma bëjnë sepse kërkuan teserën e partisë, e panë që isha i PD-së dhe nuk ma dhanë, atëherë mund të vish të me akuzosh.

Ne po ua bëjmë të gjithëve shërbimin, qoftë kadastër, qoftë legalizime, qoftë tokë bujqësore. Ti nuk me gjen dot një lagje që të thuhet janë bërë këto shtëpi ndërsa këto të tjerat jo se janë me PD. Ta harrojmë historinë që Kadastra funksionon mbi bazë partie. Kadastra funksionon mbi bazë hallesh njerëzish. Problem për Lamen mbetet fakti se ende shumë zona nuk kanë një regjistrim fillestar të pronës, ndaj ftoi bashkitë që të bashkëpunojnë me Kadastrën për tu dhënë banorëve certifikatën e pronësisë.

Lame: Është plot e gjithë Shqipëria me problemin e madh të regjistrimit fillestar dhe certifikatat. Ne e vramë mendjen për zgjidhje sa më të shpejta dhe një nga këto ishte dhe kjo që kemi një vit që ka filluar, ku janë përfshirë dhe bashkitë në proces që një pjesë të punës në terren ta bëjnë bashkitë, pjesën tjetër punonjësit tanë në zyra.

Që nga Malësi e Madhe, Durrës, Fier, Tiranë në Korçë e shumë vende të tjera kemi bërë marrëveshje me bashkitë dhe funksionojmë kështu.  Gjej rastin të thërras dhe bashkitë e tjera. Të ndajnë fonde për këtë punë dhe të përfshihen në këtë proces dhe të përshpejtojnë këtë proces të certifikimit të pronës. Synimi i Lames është të bëhet drejtori që do të çojë deri në fund procesin e regjistrimit dhe krijimin e hartës Dixhitale të pronës.

Lame: Unë nuk jam drejtuesi i parë që mora përsipër të bej regjistrimin në jug. Mund te jem i 10 a i 15 po shpresoj te jem i pari që do e çoj deri ne fund. Besoj që do shkojë deri në fund sepse ka filluar të japë rezultatet. Që në dhjetor filluam të japim certifikimet në dy zona në jug, në një fshat fare bregdetar dhe në një zone kadastrale. Jemi duke parë në një zonë tjetër kadastrale në Jug .Isha në Vlorë javën e kaluar ku dhe atje filloi të jepeshin certifikata.

Javën tjetër do të vazhdojmë me përfundimin e punimeve ne Vuno dhe në fshatra të tjerë. Është një proces që ka dhënë rezultate dhe tani po funksionon. Pas 10 a 15 drejtorësh që dështuan do të jem drejtor i parë që po përfundoj regjistrimin fillestar në jug. Gjë që u mundësua falë ndryshimit ligjor. Lame ishte në Korçë për nënshkrimin e një marrëveshje me Bashkinë për regjistrimin fillestar në fshatin Dërsnik, problem i mbartur prej shumë vitesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME