Categories Sport

Vërshojnë golat, ndalet Milani, fitojnë Napoli, Atalanta dhe Lazio

Java e 29-të e Serisë A, e cila luhet e gjitha këtë të Shtunë për shkak të Pashkëve ka dhuruar surpriza dhe shumë gola sidomos për skuadrat e mëdha.  E para që zbriti në fushë ishte skuadra e Milanit ku në “San Siro” kishte përballë Sampdorian dhe pavarësisht se në letër ishte favorite u ndal në një barazim zhgënjyes 1-1.

Madje kuqezinjtë mezi barazuan në fund me Hauge pasi miqtë kaluan në avantazh me Quagliarellan në pjesën e dytë dhe vështirësuan situatën me një karton të kuq të Adrien Silva.

Në minutat e fundit, në të 87’, Milani gjeti barazimin 1-1 për ta mbyllur në mënyrë zhgënjyese ndeshjen dhe duke iu larguar luftës për titull. Më vonë në 15:00 ishte radha e Atalantës që mposhti thellësisht 3-2 Udinesen dhe jo pa vështirësi ndërsa Napoli luajti tenis në “Maradona Stadium” me fitoren 4-3 ndaj Crotones.

Nuk e pati të lehtë Lazio që triumfoi me vështirësi 2-1 me një penallti në fund të ndeshjes ndaj Spezias teksa Roma u ndal në barazim 2-2 në transfertën me Sassuolon. Në sfidat e tjera, u arritën këto rezultate: Benevento-Parma 2-2, Cagliar-Verona 0-2, Genoa-Fiorentina 1-1.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME