Categories Politike

“Larg duart nga Trepça”, Dritan Demiraj mesazh Serbisë: Jemi akoma gjallë

Ish-ministri iBrendshëm teknik, Dritan Demiraj është shprehur se ka ardhur koha ti themi me forcë Serbisë “larg duart nga Trepça”.

Sipas tij i duhet thënë ndal dhurimit, vjedhjes dhe uzurpimit të aseteve kombëtare që ndodhen brenda tokës amë.

Demiraj shprehu mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Haradinaj duke u shprehur se ai me shumë kurajo dhe dinjitet po përballet i vetem kohet e fundit me një sfidë aspak të lehtë.

Ai e mbyll reagimin e tij në facebook uke thëne se, “Si gjithmonë shqiptarëve zgjidhja e problemeve i ka ardhur nga SHBA-të”.

Reagimi i Demirajt vjen pak ditë pasi  Kuvendi i Kosovës ka miratuar statutin e kombinatit “Trepça”.

Statusi i plotë:

Të nderuar miq!

Duke ndjekur si gjithë bashkëkombasit e mi me shqetësim te madh situatën në Kosovë, kam dëshirë që me forcë të gjithë së bashku të themi:

Sërbi larg duart nga Trepça.

Jemi akoma gjallë. Ka ardhur koha ti themi më fortë se kurrë ndal “dhurimit”, vjedhjes dhe uzurpimit të aseteve kombetare që ndodhen brënda tokës amë.

Personalisht falënderoj me zemër dhe i bëj thirrje gjithë bashkëqytetarëve në Kosovë, që të mbështesim pa kufi Kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili me shumë kurajo dhe dinjitet po përballet i vetem kohet e fundit me një sfidë aspak të lehtë.

Si gjithmonë shqiptarëve zgjidhja e problemeve i ka ardhur nga SHBA-të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME