Categories Sport

“Legen trajner”, ish-kapiteni i Partizanit shpërthen kundër Lerdës

Skerdi Bejzade mbahet mend mirë te Partizani për golat e shënuar, për karakterin e tij dhe batutat, por edhe si ish-trajner kur ekipi zbriti në Kategorinë e Parë. Humbja në derbin e fundit nuk është pritur mirë edhe nga ish-bomberi i kuq, i cili nuk ka përtuar të komentojë në statuset thumbuese të shokëve të tij. Sokol Ishka, një ish-lojtar i të tri klubeve të kryeqytetit, pas fitores së Tiranës në derbi ka bërë një status ku shkruan: “Tirona kampion”.

Bejzade, i cili aktualisht ushtron profesionin e trajnerit në Gjermani, ka përfituar nga rasti që në statusin e Ishkës të shpërthejë ndaj trajnerit Franko Lerda, i cili pas humbjes së derbit është shkarkuar nga detyra. Ja komenti i Bejzades për Ishkën: “Çfarë Tirone thua ti. Tirona fitoi një ndeshje e ju hap goja juve se ka trajner legen Partizani, që as nuk ka përmirësuar lojtarët, as lojën, asgjë. Prandaj fituat ju o Kol Ishka”. Më pas ish-mesfushori i është përgjigjur ish-sulmuesit të kuq: “Tirona fitoi me lojë e me rezultat. Që Partizani e ka trajnerin e dobët është e vërtetë, po nga ndeshja më shumë më pëlqeu shpirti i Tironës në fushë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME