Categories Sport

Leje speciale, FIFA në krah të Ukrainës, i vjen në ndihmë lojtarëve dhe trajnerëve të prekur nga lufta

Lojtarët dhe trajnerët e huaj të angazhuar në Ukrainë apo Rusi, në këto kampionate, janë të lirë të largohen, të zgjidhin kontratat e tyre pa u penalizuar deri në përfundim të sezonit.

FIFA me anë të një komunikate ka bërë zyrtare këtë vendim, për ti ardhur në ndihmë të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve të cilët nuk arritën të gjenin një kompromis me pronarët e klubeve për të zgjidhur kontratat e tyre me konsensus. Çdo lojtar apo trajner është i lirë të firmos me një klub të ri jo më vonë se 7 prilli.

Gjithashtu FIFA ka njoftuar se edhe minorenët të cilët janë larguar nga Ukraina do të trajtohen si refugjatë minoren dhe do të jenë të lirë të lëvizin në tregun e transferimeve.

Kjo vendim FIFA-s vjen në një kohë kur kampionët sportive në Ukrainë, në të gjitha nivelet janë pezulluar që në ditën kur Rusia nisi agresionin e saj ushtarak, por ka edhe raste ku nga Rusia janë larguar trajnerë apo lojtarë të cilët nuk preferojnë të qëndrojnë në një vend pushtues.(BWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME