Categories Lajme

Letra e gruas që mësoi nga WhatsApp historinë e fshehtë të të shoqit

“Ky burrë që sot të premton botën, ma ka premtuar edhe mua, me diferencën e vogël që botën ia dhashë unë atij”. Përshendetje Sara, jam Etleva, gruaja e Gëzimit. Nuk dua të zihem dua vetëm të flas me ty. Kam parë në Whatssapp bisedat që ke bërë me të, dhe pata pak frikë kur pashë që të shkruan edhe ty gjërat që më thotë zakonisht edhe mua. Në fund gënjështra është një art të cilin ai e menaxhon me shumë mjeshtëri, shkruan “Living”.

Nuk besoj që është befasi për ty fakti që po të kontaktoj, sepse në fund e ke ditur gjithmonë që është i martuar, që ka dy fëmijë dhe nga ajo që kam lexuar kjo nuk ka qenë ndonjëherë problem për ty. Kështu Sara, do të doja që të dije disa gjera rreth “Gëzimit tënd” …. Që përpara se të kishte sukses në jetë, jetonte në një shtëpi të vogël, me mua, ku ishim ngushtë, por plot me ëndrra. Ëndrra që kam kthyer në realitet.

Kam vënë re që të ka blerë dhurata dhe të ka çuar në vende shumë të shtrenjta. Jetë e bukur eh, por mendoj që ka harruar të të tregojë disa detaje. E ke parasysh makinën? Është e imja.  E ke parasysh biznesin? Është i imi. I ke parasysh dhurata dhe udhëtimet? Janë të paguara me lekët e mia, sigurisht pa dijeninë time.

Ky burrë që sot të premton botën, ma ka premtuar edhe mua, me diferencën e vogël që botën ia dhashë unë atij. Nuk kam qenë kurrë nga ato gra që mbajnë burrin, sepse për mua ishte partneri im, dhe jo vetëm që ndihmoja babain e fëmijëve të mi por dhe fëmijët e mi që të kishin një jetë më të mirë.

Sot kam kuptuar që nuk e njoh tim shoq. Një gjë mund ta them me siguri: që nuk më pëlqen më. E di që je e dashuruar, pa merak, është i gjithi i yti. Po ta nis menjëherë sepse ka valixhen gati. Shpresoj që ti ta bësh një njeri më të mirë. Shijoje dhuratën time, është e paketuar, vetëm që vjen pa makinë, pa udhëtime dhe pa lekë. Të gjitha herët që josh një burrë të martuar, kujtohu që në punë, në jetën private, sukseset e tij shpeshherë i detyrohen sakrificave që bën gruaja e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME