Categories Covid-19

Presidenti kërkesë Britanisë: Na dhuroni disa vaksina të AstraZenecës, kemi dhe shumë shqiptarë atje

Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare, Zenel Hoxha i ka bërë kërkesë Britanisë së Madhe që ti dhurojnë Shqipërisë dhe shteteve që u harruan nga BE, disa vaksina të Oxford AstraZenecës.

Me anë të një letre drejtuar kryeministrit britanik, Hoxha tha se ndihma e Britanisë do ti vërtetonte që kanë një aleat tjetër për të mbështetur popullin shqiptar në këtë periudhë kaq të vështirë. Letra: I nderuar zoti Kryeministër,

Fillimisht dëshiroj t’ju përgëzoje për arritjen e marrëveshjes të Brexit si edhe për licensimin e vaksinës së re të Oxford-it. Dëshiroj të sjell në vëmendjen Tuaj se ka vende të cilat janë neglizhuar nga BE dhe po përpiqen, që me forcat e veta, të sigurojnë ndonjë sasi të vaksinave të reja. Kjo, sigurisht, ngadalëson progresin për të ndaluar përhapjen e Covid.

I referohem vendeve si Shqipëria. Kosova dhe Mali i Zi të cilët ende janë duke pritur mbështetjen e BE’s për furnizimet me vaksina dhe ndihen të injoruar nga aleati i tyre më i ngushtë. Megjithëse Shqipëria shpresonte të merrte një numër të mjaftueshem të vaksinave, marrëveshja nuk u respektua dhe ata munden te siguronin vetëm 9000 vaksina. Gjithashtu aftësia e tyre për të menaxhuar një vaksinë të tillë, Pfizer-BioNTech, është e diskutueshme.

Ne i kërkojmë Qeverinë Britanike të dhurojë këtyre shteteve disa nga vaksinat e saj, Oxford AstraZeneca. Ata nuk janë vetëm mbështetës të mëdhenj të Mbretërisë së Bashkuar, por gjithashtu përbëjnë një komunitet të konsiderueshëm në Mbretërisë e Bashkuar. Këto vaksina mund të jenë një fuqi e madhe ndaluese në përhapjen e Covid dhe do të shpëtojnë mijëra jetë.

Popujt aspirojnë të jenë pjesë e BE-së, por mesa duket BE-ja i ka kthyer kurrizin. Për këtë arsye ndihma e Qeverise Britanike do të demostronte këtij rajoni se ata kanë edhe një aleat tjetër, Mbretërine e Bashkuar. Shpresojmë që Ju, i nderuar Kryeminister, të jeni në gjendje t’a merrni në konsideratë këtë kërkesë humanitare dhe të demonstroni mbështetjen tuaj kaq te rëndësishme për aleatët e Mbretërisë të Bashkuar në kohë vështirësie. Sinqerisht Zenel Hoxha President Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare – Britani e Madhe. Zenel Hoxha President Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME