Categories Lifestyle

Lëvizja natën që shpëton jetë, mësoni pse fjetja në ktë pozicion ka disa përfitime

Si Ndikon Ana e Të Fjeturit Në Shëndet Ekspertët paralajmërojnë se një pozicion i gabuar gjatë gjumit mund të shkaktojë shumë probleme. Këtu përfshihet: Urthi, Qarkullimi i dobët i gjakut, Probleme me stomakun, Dhimbjet e kokës, qafës dhe shpinës, Apnea e gjumit, Lodhja dhe kontraktimet muskulare, Shfaqja e parakohshme e rrudhave.

Për fat të mirë, fjetja në anën e majtë mund të parandalojë shumë probleme të tilla dhe të garantojë cilësinë e gjumit.

7 Përfitimet e Të Fjeturit Në Anën e Majtë Urthi Fjetja në anën e majtë parandalon urthin sepse stomaku është shumë pranë ezofagut dhe përmbajtja e tij apo acidet nuk ngjitet lart.

Sistemi Limfatik Ky sistem luan një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ai është i ngjashëm me sistemin e qarkullimit të gjakut dhe eliminon papastërtitë dhe toksinat nga trupi. Fjetja në anën e majtë ndihmon në pastrimin e këtij sistemi dhe përshpejton gjithë punën e tij duke rikthyer proteinat e humbura nëpër qeliza.

Zemra Kur njeriu fle në të majtë, zemra pompon gjak shumë më lehtë. Për më tepër, graviteti ndihmon për një funksion më të mirë të sistemit qarkullues.

Mëlçia Shpesh ndodh që mëlçia të përballet me një barrë shumë të rëndë pune. Fjetja në anën e majtë i vjen asaj në ndihmë sepse neutralizon toksinat përpara se të akumulohen në mëlçi.

Stomaku Ky pozicion ndihmon dhe përshpejton procesin e transferimit të mbetjeve ushqimore. Për më tepër, graviteti përmirëson lëvizjet e zorrëve.

Shpretka Fjetja në anën e majtë përmirëson funksionin e shpretkës e cila ndodhet gjithashtu në anën e majtë. Kjo ndodh sepse gravitet stimulon qarkullimin e gjakut drejt saj.

Gratë Shtatzëna Fjetja në anë të majtë është shumë e dobishme për gratë shtatzëna në tremujorin e fundit. Ky pozicion përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionin e mëlçisë. Njerëzit që nuk para flenë në këtë pozicion mund ta kenë vështirë, por me siguri pasi të lexojnë këtë artikull do të zgjedhin të flenë majtas në të mirë të shëndetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME