Categories Lajme

Lezha përgatitet për sezonin turistik

Në Lezhë kanë nisur ndërhyrjet për përgatitjen e sezonit turistik. Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj informoi mbi vazhdimin e projekteve, si dhe diskutimeve mbi mënyrën sesi do të zhvillohet turizmi bregdetar në plazhet e Lezhës, duke iu përshtatur situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai tha se “për shkak të vlerësimit që ata i bëjnë sektorit të turizmit, të gjitha ndërhyrjet dhe shërbimet e planifikuara në bregdet do të kryhen. Asnjë zë i buxhetit për turizmin nuk është prekur për t’u alokuar në rindërtim apo pandemi”.

“Gjithçka do të implementohet plotësisht në mënyrë që sektori të qarkullojë. Këto ndërhyrje në buxhet mund të stopojnë investimet apo shumë gjëra të tjera, por kurrsesi turizmin”, theksoi ai. Pacaj tha se “do të vijojnë ndërhyrjet e bashkisë Lezhë në zonat bregdetare dhe implementimi i plotë i strategjisë për turizmin”.

“Kjo strategji përmban një sërë paketash që kanë të bëjmë me një mënyrë tjetër të pastrimit dhe mirëmbajtjes së bregdetit, me ndarjen e zonave të plazheve publike dhe private, ndërhyrje infrastrukturore në qytetin e vjetër, me zgjatimin e shëtitores deri në Kune, me përcaktimin e një vendi të posaçëm për tregtarët ambulantë në mënyrë që të mos kemi zaptim të shëtitores, me vendqëndrimet për motorët e ujit si dhe përcaktimin e një vendi të përshtatshëm për vendosjen e lodrave duke rritur kështu edhe sigurinë për pushuesit”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME