Presidenti Ilir Meta, ndërsa ka vizituar Këlcyrën, tha sot se lumi Vjosa është një trashëgimi natyrore dhe një potencial i madh për turizmin. Meta thekson se Vjosa mbetet lumi i fundit i egër në Europë, i cili është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.
“Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik. E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë! Nga Këlcyra ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme!”, shprehet Meta.
