Categories Lifestyle

Mjeku Skënder Brataj thirrje të rinjve: Kujdes nga alkooli dhe pijet me gaz në ditët e nxehta

Mjeku i njohur Skënder Brataj, i ftuar sot në “Wake Up”, ka treguar se është thelbësore që gjatë verës duhet të konsumojmë sa më shumë lëngje, perime dhe ujë.

Këto e ndihmojnë trupin tonë ta përballojë më mirë të nxehtin. Sipas tij pijet me gaz dhe alkooli nuk janë të këshillueshme, sepse shkaktojnë ngushtim të enëve të gjakut dhe rritje të dierezës. Thelbësore që gjatë muajve të verës të merren sa më shumë multivitamina dhe multiminerale për ta mbajtur trupin të shëndetshëm.

“Konsumi i lëngjeve është i rëndësishëm patjetër në dy proceset vazokonstruksioni (ngushtimi i enëve të gjakut) dhe vazodelatimi (zgjerimi i enëve të gjakut), kryesisht uji. Pijet me gaz ose alkooli shkaktojnë vazokonstruksion, por shkaktojnë edhe rritje të diurezës. Rritja e diurezës do të thotë eliminimi i lëngjeve nëpërmjet urinës dhe pavarësisht faktit që ke apo s’ke etje, e mira është që të paktën 2 litra ujë t’i pish, sepse ndodhin këto fenomene dhe mekanizma që pa e ditur ne, eliminojmë disa nga lëngjet. Por shumë e rëndësishme nuk është vetëm eliminimi i lëngjeve, por edhe kripërat minerale që kanë të bëjnë me ekuilibrin e lëngjeve në organizëm.

Kryesisht natriumi, kaliumi që janë ato kryesoret. Për këtë arsye duhet, ne kur bëjmë trajtime për shembull, goditjet nga dielli ose nga i nxehti, sigurisht veç hidratimit me fiziologjik, bëjmë edhe me Ringer Laktat, që ka të bëjë me kripërat minerale që janë në këto solucione që ne kemi. Vitaminat janë shumë të rëndësishme të përdoren gjatë verës dhe kryesisht perimet jeshile, frutat etj.”

Po ashtu, mjeku Brataj këshilloi si shumë të rëndësishëm, për çdo moshë, përdorimin e vitaminave si multivitaminik dhe multiminerale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME